Surprise Me!

Zjarri në Kisella Vodë, tre apartamente të djegura

2019-06-11 0 Dailymotion

Tre apartamente të djegura, 3 zjarrfikës të lënduar dhe 7 banorë të evakuuar ky është balanci pasi dy apartamente në katin e  6-të të një  ndërtese në Kisella Vodë në rrugën ? Heronjtë e Kombit?, u kapluan nga flakët. Pjesa tjetër e banorëve kanë dal nga ndërtesa sapo vërejtur se  apartamenti i njërit prej fqinjëve është kapluar nga flakët dhe tymi është shpërndarë nëpër të gjithë objektin. Flakët më pas janë përhapur edhe apartamentin përballë të parit.<br /><br />Menjëherë në vend ngjarje kanë mbërritur 11 makina të zjarrfikësve, policia dhe ndihma e shpejtë, falë të cilëve u shmang një tragjedi. Ndërsa, ndërtesa ishte rrethuar edhe nga të afërm të shqetësuar të personave që kishin ngecur në apartamentet tymi nga djegia e të cilave vërehej që larg.Komandanti i i Brigadës së Zjarrfikësve, Vladimir Simonovski, porositi qytetarët që në raste të tilla t?u lënë hapësirë të bëjnë punën e tyre.<br /><br />Sipas Simonovskit me aq sa ka arritur të vërej , zjarri me shumë gjasa ka filluar nga kuzhina, por ende nuk dihet me saktësi shkaktari. Brigada e zjarrfikësve ka qëndruar deri vonë  në ndërtesën në Kisella Vodë për të garantuar maksimalisht sigurinë e banorëve, disa prej të cilëve tentuan të kthehen në apartamentet e tyre pak pasi u shuan zjarri.Të dëmtuarit mund të kërkojë ndihmë nga Komuna e cila sipas kryetarit,  Filip Temelkovski, posedon fond të veçantë për fatkeqësi të tilla.

Buy Now on CodeCanyon