5 mijë të huaj do të jenë në Dhërmi për të ndjekur Kala Festival, i cili zhvillohet për herë të dytë në jug të Shqipërisë. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi u takua me organizatoret e këtij festivali ndërkombëtar të muzikës rinore .

?Ajo çfarë ne shohim me shumë interes janë përshtypjet fantastike që kanë pasur pushuesit e një viti më parë dhe kjo ka bërë të mundur që këtë vit ne të kemi 5 mijë të huaj, që kanë prerë tashmë biletat për të qenë dy javë në dhërmi dhe qindra vizitorë të vendit, duke e çuar në 7 mijë numrin pjesëmarrësve në festivalin e këtij viti?.

Përtej promovimit të Shqipërisë turistike, ky festival sjell dhe përfitime financiare për komunitetin.

?Ajo që është më interesante është që me dhjetëra të rinj do të punësohen gjatë këtyre dy javëve, po bëhen planet që vitin që vjen të arrijmë të organizojmë 4 festivale në Dhërmi, gjatë sezonit 2020. Kjo tregon trendin e turizmit shqiptar, i cili po disafishohet në të gjitha aspektet".

Kala Festival këtë vit do të organizohet në dy faza në datat 12-19 Qershor dhe 20-25 Qershor, duke ju mundësuar turisteve 2 javë qëndrim në jug të Shqipërisë.

Tv Klan