http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/VizionPlusTv
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria Belge, i është drejtuar me një letërporosi Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kur kërkon marrjen në pyetje të Lulzim Bashës, për denoncimin e bërë prej tij lidhur me rastin ?Toyota Yaris?, ku u sekuestruan 3.4 milion eurove në portin e Durrës.

Kjo kërkesë vjen në Shqipëri, pasi në Belgjikë prej disa muajsh kanë nisur hetime për 12 persona për akuzën e pastrimit të parave.

Ndërkohë në bazë të hetimeve personat e proceduar në Belgjikë janë Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo dhe Driton Hakaj.

Ndërkohë që belgët janë vënë në dijeni në rrugë informale, se i pari që ka dhënë informacion për këtë çështje në sallën e parlamentit Shqiptar, ka qenë deputeti dhe kryetari i PD Lulzim Basha. Nisur nga kjo situatë prokurorët Belgë, kanë kërkuar nëpërmjet një letërporosie që prokuroria dhe policia shqiptare të marrin në pyetje Lulzim Bashën.