Surprise Me!

RTV Ora - Veliaj: Më shumë se 10 mijë studentë janë pajisur me kartë

2019-06-12 0 Dailymotion

#rtvora
Më shumë se 2 mijë studentë të Universitetit Politeknik të Tiranës janë pajisur me Kartën e Studentit, duke përfituar kështu nga një sërë shërbimesh falas ose me çmime të ulëta.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh i kënaqur për ecurinë e procesit në këtë Universitet dhe shtoi se deri tani janë shpërndarë mbi 10 mijë karta.

?E kemi kaluar shifrën 10 mijë në të gjithë studentët e Tiranës, pra kemi nisur goxha mbarë. Shpresoj që deri në fund të qershorit, por edhe në korrik, kur vazhdon periudha e sezonit, do të kemi mundësi të bëjmë shpërndarjen e të gjitha kartave?, tha Veliaj.

Ai theksoi se falë edhe vetofrimit të një sërë subjektesh dhe biznesesh private numri i shërbimeve që përfitojnë studentët, vetëm duke pasur Kartën e Studentit, është rritur ndjeshëm.

?Momentalisht kemi rreth 50-60 produkte ose ulje për shërbime publike të bashkisë, të Ministrisë së Kulturës, të enteve të tjera, kryesisht me fokus shërbimet publike për studentët, e thuajse po aq nga kompani private: kryesisht kancelari, dyqane veshjesh, supermarkete, restorante, dhe shërbime të tjera elektronike, që u vijnë në ndihmë studentëve?, shtoi Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se puna për shpërndarjen e kartave do të vijojë edhe gjatë javëve që kanë mbetur, para se studentët të marrin pushimet e verës, me synimin që çdo student të ketë mundësi që të aksesojë gamën e shërbimeve që i ofrohet nëpërmjet këtij dokumenti të posaçëm.

?Duam të vazhdojmë këtë ritëm gjatë gjithë verës. Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak krijuam një agjenci më vete, që është Agjencia për Kartën e Studentit për qytetin e Tiranës. Nëse ky projekt, siç ka funksionuar deri tani, përfundon me sukses, do të jetë pastaj një shembull, pra një bazë, edhe për bashkitë e tjera, që mund ta përshtasin fare mirë, duke qenë se tashmë e kemi ngritur databazën dhe ka funksionuar shumë mirë?, u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/veliaj-me-shume-se-10-mije-studente-jane-pajisur-me-karte
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon