Surprise Me!

Report TV - Rama: U desh të vinte Meta president që të vlerësonim Nishanin

2019-06-13 0 Dailymotion

Me aktin që Presidenti Ilir Meta bëri duke shkelur haptazi kushtetutën, kryeministri Edi Rama vlerësoi ish-kreun e shtetit Bujar Nishani, i cili sipas tij, asnjëherë nuk cënoi kushtetutën për t'i shërbyer opozitës.<br /><br />"Nëse duam të bëjmë shtet të së drejtës, sa të jem këtu që politikanët ta kthejnë detyrimin ndaj popullit në të drejtë.<br /><br />Presidenti mund të vendosë mes dy datave duke u konsultuar me partitë politike. Presidenti Bujar Nishani dy vite më parë na e kërkoi me firma atë shtyrje një javë brenda afatit kushtetues e cila hyri në fuqi kur letra shkoi e firmosur. Nishani sado që i shkonte partisë pas avazit asnjëherë nuk e vuri firmën e tij politike në favor të asaj partie. U desh të bëhej president Ilir Meta që edhe Nishani i cili ka qenë presidenti më mediokër të kujtohej për mirë, që historia e filozofisë të përballet me një zbulim befasues për njerëzimin. Filozofët grekë janë rrotulluar në varret e tyre kur e kanë dëgjuar këtë zbulim", tha Rama.

Buy Now on CodeCanyon