Ushtarët e FSK-së kanë parakaluar për nder të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Ndërsa i ka vizituar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Ai bashkë me ministrin e Mbrojtjes kanë bërë homazhe para obeliskut të lirisë. Ai tha se kujtojnë të gjithë dëshmorët dhe ata që dhanë jetën për liri.

Ndërsa tha se po punojnë për anëtarësim në NATO dhe arritjen e një marrëveshjeje finale me Serbinë.

"Tani po punojmë për anëtarësim në NATO dhe BE. Rruga jonë nuk është e lehtë dhe e shpejtë, por është e sigurt".

Me këtë ngjarje janë përmbyllur të gjitha aktivitetet të organizuara për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Tv Klan