TIRANE-Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zyrtarisht është i pandehur për lobimin rus në SHBA në periudhën zgjedhore të vitit 2017. Lideri opozitar së bashku me ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani, por edhe Ilir Dervishin sipas prokurorisë akuzohen për falsifikim dhe fshehje të financimeve. Kryedemokratit i është dërguar ditën e djeshme një fletë-thirrje për t'u paraqitur ditën e hënë në prokurorinë e Tiranës ku do i komunikohet edhe zyrtarisht akuza.<br /><br />Shqiptarja.com ka siguruar shkresën e firmosur nga prokurorët e çështjes Ervin Karanxha, Gjergji Tako dhe Kole Hysenaj, ku theksohet se nëse Basha nuk paraqitet ditën e hënë në orën 09:30 në prokurori do të bëhet shoqërimi i detyrueshëm. Vendimi i prokurorisë së kryeqytetit vjen pas letër-porosive nga SHBA. Lulzim Basha dëshmoi në 25 mars në prokurorinë e Tiranës për rreth një orë për lobimin në SHBA (lexo ketu). Lulzim Basha akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017.<br /><br />Pak muaj më parë, prokuroria deklaronte se njëra nga këto pagesa rezulton të jetë bërë nga "Biniatta Trade". Por kush është kjo shoqëri? ?Biniatta Trade LP? rezulton e regjistruar në Edinburg të Skocisë dhe është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belize, një shtet i Amerikës Qendrore i njohur si ?parajsë fiskale?. ?Biniatta Trade LP? është një partneritet i krijuar nga dy kompani: ?Asverro Corp? dhe ?Liminez Commerce?. Pronarët e vërtetë që qëndrojnë pas ?Biniatta Trade LP? janë Victoria Valkovskaya dhe Natasha Radysheva, që të dyja shtetase ruse
