#rtvora
Kryeministri, Edi Rama, ka komentuar thirrjen në prokurori të kreut të PD-së Lulzim Basha sa i përket hetimit për lobimit në SHBA.

Për Ramën kjo është një çështje e pastër pastrimi parash. Ai ironizoi kreun e demokratëve duke deklaruar se "Luli është një eksperiment i Rusisë".

Edi Rama: E ka atë e ka që e kthen Ulsi, ta kthen kanalin mbrapsht. Po prokuroria, më thanë që ishte ngritur, më mori Putini të pandehur.

Ulsi Manja: Më e bukura është se dje më kishte përmendur edhe mua për vrasjen. Po thashë si mund ti besoni atij, është një status i pandehuri. Unë nuk jam marrë akoma, jam dëshmitar. Ai është marrë i pandehur edhe flet për ne.

Edi Rama: Po pse është marrë i pandehur?

Ulsi Manja: Po, i pandehur.

Edi Rama: Ka ngritur akuzën?

Ulsi Manja: Po, për financimin rus të fushatës

Edi Rama: Për çfarë është akuza, se kam parë?

Ulsi Manja: Është nis për falsifikim formulari, por mesa duket aty në njoftim e pashë për pastrim parash.

Edi Rama: Po është e pastër fare.

Ulsi Manja: Për formular mund të shkojë Arben Ristani, që ka firmosur.

Edi Rama: Ai është pastrim parash i pastër. Domethënë minimumi pastrim parash. Imagjino ta kishim bërë ne, imagjino ta kishim bërë ne se çfarë do të ishte.

Ulsi Manja: Ne japin llogari edhe për një bandit. Të kishim bërë ne këtë kush e di ku do ishim, ta kishim bërë këtë që ka bërë ai.

Erion Veliaj: Do ishim ekzekutuar

Ulsi Manja: Rusia këtu, paska kapur këtë person etj. Imagjino tani.

Erion Veliaj: Kam përshtypjen se është paralel hetimi edhe në Amerikë.

Ulsi Manja: Po është

Edi Rama: Kishte shkruar njëri në Facebook dhe thoshte se Luli është një eksperiment i Rusisë për të parë deri në çfarë pike mund ta durojë mileti një njeri kot pa u çmendur.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rama-flet-lobimin-rus-pastrim-i-paster-parash-imagjino-ta-kishim-bere-ne
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz