Për të, gjykata ka caktuar masën e arrestit me burg për veprat penale, ?Vrasje me paramendim të mbetur tentativë? dhe ?Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake?.

Ngjarja për të cilën akuzohet Çapja ka ndodhur 13 vite më parë, e konkretisht më 30 Janar të 2006-ës.

Në atë kohë Mema u plagos në sy të familjarëve të tij. Ndonëse Capja u shoqërua disa herë në polici, në asnjë moment nuk iu pre urdhër arresti për mungesë provash.

Dyshimet ishin se atentati ndaj Memës u bë për shkak të hakmarrjes, pasi kunati i Fadil Memës, u akuzua për vrasjen e Sokol Çapajt, xhaxhait të Florenc Capaj duke nisur sagën e hakmarrjeve.

Pas atentatit, familja Mema u largua në Itali, por në 13 Mars të 2015, Fadil Mema u qëllua për vdekje në Torino, me 6 plumba pistolete. Në atë kohë ngjarja ndodhi pranë banesës ku ai jetonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët ku kishte nisur jetën si shpërndarës gazetash.

Masa e arrestit ndaj Capajt, është dhënë vetëm për tentativën e vrasjes në 2006, ndërsa hetimet vijojnë për të parë nëse Çapaj do të jetë po ashtu i përfshirë në vrasjen e Memës në Itali.

Ndërkohë, policia ka të faktuar me prova ligjore edhe vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit, babë e bir, në 15 Gusht të 2012-ës. Për këtë ngjarje janë identifikuar si autorë Ervis Bardhi dhe Etjen Çani, të cilët policia i ka shpallur në kërkim.

Ngjarja e tretë ka të bëjë me plagosjen dhe pengmarrjen e një personi po në Elbasan, në 19 Prill të 2013-ës, ku është shpallur në kërkim Marjus Lulaj i njohur ndryshe edhe me emrin Suel Çela, edhe ky një emër jo pak i njohur për policinë e Shtetit, djali i biznesmenit Petrit Çela.