Rreth 150 Punonjës së Uzinës së Armëve në Poliçan janë ngritur sërish në protestë këtë të premte, pasi prej dy vitesh nuk marrin rrogën.

Punëtorët që punojnë prej vitesh në sektorët më të vështirë të Uzinës së Armëve,duke filluar nga prodhimi i fishekëve deri tek montim-çmontimi i predhave luftarake, shprehen se kjo gjendje ju ka vështirësuar jetën dhe i ka rrënuar ekonomikisht.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Uzinës së Armëve në Poliçan,Abedin Çela, i bën apel Ministrisë së Mbrojtjes të gjejë një zgjidhje të menjëhershme për pagesat e punëtorëve të Uzinës.

Nëse nuk merren masa punonjësit paralajmërojnë se do t'i drejtohen për zgjidhje Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe Ambasadës Amerikane.