Një aksident i ndodhur në rrugën Korçë-Boboshticë, la të palgosur rëndë një këmbësor, rreth 60 vjeç.

Automjeti "Benz" përplasi këmbësorin, ende i paidentifikuar, dhe ka braktisur mjetin duke u larguar nga vendngjarja.

I aksidentuari, pasi ka marrë ndihmën në Spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

"Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thotë policia e Korçës në një njoftim paraprak për ngjarjen.