Surprise Me!

Ekskluzive për RTV Ora/ "Nuk iki, nuk i lë motrat aty", pamjet rrënqethëse nga aksidenti tragjik

2019-06-16 2 Dailymotion

#rtvora

Një aksident i rëndë është regjistruar në mesnatë, rreth orës 01:00 në rrethrrotullimin pranë TEG-ut në rrugën Elbasan-Tiranë.

Mjeti tip BMW me targa AA472 PE ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën.

Viktimat - Sipas policisë si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën 4 anëtarët e familjes Bibaj, nëna, babi dhe 2 vajzat: Valentina Bibaj, 54-vjeçe, Bardhok Bibaj, 62-vjeç, Florida Bibaj, 22-vjeçe dhe Xh.Bibaj është në gjendje kritike për jetën.

Ndërsa drejtuesi i mjetit Arlintin Alia, 32 vjeç nga Puka, në gjendje të rëndë për jetën është i fejuari i viktimës Valentina Biba.

Policia njofton - ?Mjeti me drejtues shtetasin A. A ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët V. B, B. B, F., B, Xh. B , ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në SQU nën kujdesin mjeksor?.

Viktimat ktheheshin nga ditëlindja - Familjarët kanë qenë duke u kthyer nga Elbasani ku kishin festuar ditëlindjen e njërës prej vajzave të familjes.

Nga vendi i ngjarjes gazetarja e RTV Ora, Nertila Dosti raporton se: Në kthim nga Elbasani, makina ka qenë me shpejtësi shumë të madhe dhe fillimisht është ka hyrë përmes rrethrrotullimit, më pas është përplasur me bordurën e parë, ku ka marrë goditjen më të madhe.
Në pas ka ecur drejt është përplasur me bordurën tjetër dhe më pas makina ka bërë një tjetër rrotullim. I plagosuri është mik i familjes, por ende nuk dihet lidhja familjare e tyre.
Tre persona, nëna, babi dhe njëra nga vajzat ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa vajza tjetër u transportua në spital, ku më pas humbi dhe jetën.
Aktualisht i plagosuri ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.
Shkak i aksidentit paraprakisht dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Shënim: Në fillim të raportimeve u tha se viktimat e aksidentit ishin 4, pjestarë të familjes Biba, por raportimet më të fundit tregojnë se viktimat janë 3 dhe dy, nje nga vajzat dhe dhenderri në gjendje kritike për jeten.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/aksident-ne-rrugen-tirane-elbasan-shuhet-familja

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Buy Now on CodeCanyon