Një përplasje fizike është regjistruar në Shkodër mes simpatizantëve të Partië Demokratike dhe policisë së Shtetit në hyrje të Pallatit të Sportit ' ku është vendosur KZAZ nr.2.

Incidenti ka ardhur pasi anëtarët e KZAZ nuk janë lejuar nga militantët e PD-së që të hyjnë në ambjentet e brendshme. Për të mundësuar këtë kanë ardhur në ndihmë Policia e Shtetit por mbështetësit e opozitës janë konfrontuar edhe me policinë.

Kutjojmë se kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi i ka dërguar një kërkesë zyrtare Policisë së këtij Qarku, ku i kërkon mbështetjen për lirimin e ambienteve të Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve.

Në letrën e saj, Ademi thekson se Policia duhet të jetë prezentë dhe të mbështesë bashkinë e Shkodrës në lirimin e këtyre ambienteve, pas dekretit të Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve.

Ademi i referohet ligjit për qeverisjen vendore dhe për këtë arsye kërkon që Policia të ndihmojë në lirimin e KZAZ-ve nr.2, nr. 4 dhe nr.5.

E gjithë përplasja ka ardhur pas kësaj kërkes nga ana e bashkisë së Lezhës, ndërsa i pranishëm në këtë konflikt ka qenë edhe ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia.