www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Ai është tashmë një këngëtar i njohur që prej 19 vitesh ka ditur të bëj për vete publikun me këngët e tij që janë kthyer në hite. Bëhet fjalë për këngëtarin Sabian Medini, në hapat e të cilit është edhe vajza e tij Kejsi. Pasionin për artin ajo e ka trashëguar nga babi. Modelja e njohur po ndjek muzikën edhe pse ka shumë përzemër modelimin. Lidhja e tyre babë e bijë është shumë e veçantë, aq sa i kemi parë të kenë të njëjtin stil edhe në look. Dashuria për muzikën e ka forcuar edhe më shumë marrëdhënien e tyre dhe i ka bërë të pandashëm me njëri-tjetrin. Sot babë e bijë ishin të ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan për të treguar më shumë rreth marrëdhënies së tyre.<br /><br />?Unë s?do doja të ndryshonte asgjë tek babai im, më pëlqen këtu siç është. Ne jemi shumë të sinqertë me njëri-tjetrin, çdo gjë e diskutojmë një herë bashkë dhe më pas vendosim. Jemi shumë të lidhur, ai është shoku im i ngushtë. Më shumë bëhem unë xheloze për të se sa ai për mua. Por gjëja e parë që më thotë çdo ditë është që të lexoj. Për sa i përket muzikës nuk është e thjeshtë të hysh në treg, por emri i babait më ka ndihmuar shumë. Kur unë nisa të këndoj babit i dukej e çuditshme, habitej. Unë e dashuroj muzikën dhe dua të fokusohem më shumë?, tha Kejsi.<br /><br />?Kejsi është vajzë që ka ambicie dhe nuk e kam menduar asnjëherë dhe nuk ka qenë ambicia ime që të bëhej këngëtare. Tani Kejsi ka mbështetjen time totale për muzikën. Kejsi është vajzë e mirë, por me inat të fortë. Në publik ngjan si engjëll, por kur nevrikoset është e çuditshme, shndërrohet. Kejsi ka zë të përsosur, unë nuk e kam sforcuar sepse nuk dua që të fokusohet vetëm aty. I kam bërë një studio të vetën në mënyrë që të jetë e pavarur. Kur Kejsi ishte e vogël dhe i bërtisja ndonjëherë, më pas i thosha: ?Ti duhet të më falësh mua se nuk kam eksperiencë si baba, ti je fëmija im i parë?. Ndoshta më ka kuptuar, ndoshta jo, por sado që të kujdesemi ne, lutjet para Zotit janë më të mëdha: ?Zot na ruaj fëmijët dhe mbaji në rrugë të mbarë?. Unë jam munduar ta shkolloj mirë Kejsin dhe e këshilloj të lexojë. Kur jam bërë baba kam qenë shumë i vogël, kisha emocione dhe më dukej e çuditshme. Kur shkova në maternitet pashë fëmijët, iu afrova një fëmije që ishte shumë i bukur, më pas pashë një tjetër që i kishte ikur koka shtrembër sepse kishte lindur e madhe, ishte Kejsi. Erdhi mamija dhe më tha: ?Kjo këtu është vajza jote?. ?Booo? thash. E nxora nga maternitetit me një batanije të bukur, të cilën e kemi ruajtur dhe e kemi edhe sot. Më pas u fokusova tek karriera ime dhe koha kaloi. Tani jetojmë bashkë të dy. Kur ishte e vogël ka qenë si kukull e vogël dhe donte shumë ngjyrën blu?, tha Sabiani.
