Gazeta ?Bild? ashtu siç e kishte paralajmëruar ka publikuar këtë të hënë 16 përgjime të reja, këtë herë nga dosja "184" mbi zgjedhjet vendore të vitit 2016 në qarkun e Dibrës, audio-përgjime, të cilat prokurorët ose Partia Demokratike ia kanë dërguar gazetarit gjerman Peter Tiede.

Një prej bisedave të përgjuara përfshin edhe kryeministrin Edi Rama më një zyrtar lokal, Arben Keshi, që kishte kompetencën e Partisë Socialiste në komunën e Maqellares. Në bisedë, Rama e pyet nëse u arritën objektivat, pra nëse PS ka fitur apo jo, por në asnjë moment nuk flitet as për blerje votash as për manipulime. Përfaqësusi i PS e qetëson Ramën duke e siguruar që nga informacionet e marra nga komisionerët, kishte pritshmëri të mëdha.

Por nga biseda del dëshmia, të cilën Bild e anashkalon pa e përmendur fare, mbi veprimet e një bande të Partisë Demokratike të drejtuar nga ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka që përdinqte dhe kërcënonte përfaqësuesin socialist. Në bisedë Arben Keshi tregon për një pritë gjatë natës, ku 50 veta e kishin ndjekur, por ai i shpëtoi në minutat e fundit duke u futur tek shtabi pranë hotelit ku ai flinte, por i kanë dhunuar djalin e tij.

Pra më shumë se blerje e votave nga ky përgjim del përpjekja për ta mbrojtur votën nga banda e Lulzim Bashës.

Sipas versionit në anglisht që Partia Demokratike i ka servirur gazetarit gjerman të Bild, në kohën e përgjimit (shtator 2016), ai, Arben Keshi, ishte një drejtor pranë Ministrisë së Brendshme. Në fakt, në atë kohë, sipas burimeve të Shqiptarja.com, ai drejtonte strukturën për Mbrojtjen e Vajzave të Trafikuara në varësi të Ministrisë së Çështjeve Sociale dhe për ndjekjen e fushatës, sipas burimeve pranë ministrisë, ai kishte kërkuar lejen e zakonshme. Arben Keshi është me origjinë nga Maqellara dhe kishte ndjekur me sukses edhe zgjedhjet e mëparshme. Pikërisht rezultatet që ai kishte arritur në një zonë në të cilën kundërshtarët politikë vepronin edhe përmes bandave të militantëve, e kishin bërë të vlerësohej roli i Arben Keshit, siç del edhe në shumë telefonata të tjera të pergjuara. Ai bëhet pjese e strukturave te Ministrisë se Brendshme vetëm në vitin 2017.