Me dhjetëra banorë të fshatit Cerkovinë në Vlorë kanë protestuar këtë të hënë para ambienteve të bashkisë së Vlorës. Shkak i protestës është bërë mungesa e ujit të pijshëm dhe infrastrukturës rrugore. Sipas banorëve, prej 30 vitesh në fshatin e tyre nuk është kryer asnjë investim për këto baza jetike për ta.

"Sa herë kemi zgjedhje na vinë as që diskutohet na thonë do jua bëjmë edhe rrugën edhe ujin. Nuk ka furnizim tubat janë të çara. Taksat i paguajmë një për një. Gjithmonë llafe bosh. Në jemi pjesë e një komuniteti larg vetëm 10 km nga qyteti i Vlorës dhe këto dy probleme na kanë shqetësuar gjatë gjithë kohës dhe po vijojnë të na shqetësojnë", shprehet një nga banorët.

Banorët ndër të tjera shprehen se nëse nuk merren masa do të përshkallëzojnë protestat e tyre deri në bllokimin të rrugës si edhe do të bojkotojnë zgjedhjet e 30 qershorit.

"30 vjet tubacioni është i çarë nuk kemi as ujë as rrugë është problem. Kutia e votimit mos të vije në fshat nëse ky problem nuk zgjidhet", shprehet një tjetër.

Ndërkohë problemet me infrastrukturën rrugore ngritën në protestë një javë më parë edhe banorët e fshatit "Tre vëllazër" , por problematika mori zgjidhje të menjëhershme nga ana e Bashkisë.