"Ajo që është thelbësore dhe alarmante në këtë situatë është që pas cdo përgjimi, fshihen qeveritar të lartë të pushtetit dhe kulmojnë me përfshirjen e kryeministrit, ministrave dhe deputetëve. Blerja e votës nuk ka qenë spontane apo e lokalizuar diku, po dalin cdo ditë dhe Bild po i bën publike, pasi gjithcka është e kapur nga Rama në Shqipëri. Skandalet janë ulëritëse ku përfshihet direkt kryeministri në blerje, manipulim dhe shantazhim. Vjedhja e votave ka qenë e instrumentalizuar nga krimi në pushtet dhe arkitekti ka një emër; Edi Rama. Unë kam qenë dëshmitar i një ngjarje të tillë.<br /><br />Kishim informacione nga banorë të zonës nga qytetarë të Maqellarës, cdo ditë që intimitoheshin dhe kërcënoheshin nga ky Arben Keshi, shefi i komisariatit Robert Ago, kush nuk pranonte blerjen, ishin dy persona, zyrtarë të lartë të shtetit, i vrëtetojnë përgjimet. Ju dëgjoni Arben Keshin, por është edhe Ago, që kishte shkura derë më derë dhe paganin para dhe kush nuk pranonte këta e kërcënonin. Kam pasur atë ditë disa qytetarë me vete dhe doja ti ballafaqoja pse i kërcënoni? Ata kërkonin që ti ballafaqonim pasi u kërcënuan nga këta dy persona. Dhe unë isha i detyruar ti kontaktoj. Kisha një informacion se thasët me para i kishte në makinë dhe e pranon edhe vetë ai se iku për dy minuta, se mund ta kishim kapur me thasët me parë.<br /><br />Kishte mes banorëve dhe njërit prej ushtarëve të këtyre që merrej me shit blerjen e votave. Incident normal sikur ndodh në fushatë. Isha dëshmitar i kësaj maskarade. Atë ditë dolëm se kishim informacion se kishte thasë me para. Më pas shefi i komisariatit u gradua, ndërsa për këtë Keshin nuk kam informacion. Në përgjime te tjera del se këta të dy kishin të gjithë zonën në patronazh për kanabisin" thotë ai.