Ashtu siç ishte përfolur prej javëve, vendimi për çeljen ose jo të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është shtyrë për në muajin tetor.

Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn ka deklaruar se disa vende si Holanda, Franca, Danimarka dhe Gjermania kanë kërkuar më shumë kohë për të shqyrtuar progres-raportin e Komisionin Europian, i cili më 29 maj dha një vendim pozitiv për Tiranën dhe Shkupin zyrtar. Në konferencën e mbajtur mesditën e kësaj të marte në Luksemburg, Komisioneri Hahn theksoi se kriza politike në Shqipëri ka ndikuar tek disa prej vendeve.

Nga ana tjetër, ministri rumun për Çështjet Europiane, George Ciamba tha se Parlamenti dhe Këshilli Europian u kanë dorëzuar shteteve anëtare raportin me vonesë, për këtë arsye nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për ta shqyrtuar, çka ka ndikuar në shtyrjen në kohë të vendimit.

Hahn i ka dhënë një përgjigje, presidentit Stevo Pendarovski, që kërkoi Maqedonia e Veriut të trajtohej veçantë nga Shqipëria. Hahn theksoi se vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të jepet në bllok. Ai ka rivlerësuar punën që ka bërë vendi ynë, sipas së cilit ka realizuar me sukses 5 detyrat e vendosura, ku ka vënë theksin tek zbatimi i Reformës në Drejtësisë.

Qershorin e kaluar vendimi u shty pikërisht për tani pas skepticizmit të tre vendeve, Holandës, Francës dhe Danimarkës.