Surprise Me!

Rama: Vendimi per negociatat, lajm shume pozitiv

2019-06-21 1 Dailymotion

Kryeministri Rama thotë se vendimi i samitit të Luksemburgut është një lajm i mirë për Shqipërinë, pavarësisht baltës së hedhur nga opozita.

"Lajm shumë pozitiv nga Europa në rrugën e çeljes së negociatave. Pavarësisht luftës pa limite të frontit politik të së keqes,që po bën çmos të sakatojë vendin në sytë e Europës,për të bllokuar negociatat me sharje,kërcënime,molotovë e përgjime baltosëse, Shqipëria po reziston. Ministrat e Jashtëm të BE kanë miratuar në Luksemburg, kalimin tek kryetarët e shteteve të rekomandimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut,me synim muajin tetor. Le t?i rezistojmë deri në fund ofensivës së baltës dhe gurëve kundër Shqipërisë. Të gjithë bashkë në 30 Qershor".

Për vendimin e negociatave reagoi edhe ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme. Sipas Cakajt, vendimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm erdhi pasi raporti i Komisionit Europian u publikua me vonesë. Ai thekson se janë shmangur kushtet shtesë.

"Së pari konkluzionet e sotme kanë mundësuar një relacion sintetik mes Këshillit dhe Komisionit. Raporti është miratuar nga të gjitha vendet e BE duke shmangur vendosjen e kushteve të reja. Së dyti rezultatet kanë bërë një trajtim identik për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dy këto vende do vazhdojnë të pandara drejt BE. Rreziku serioz i përfshirjes pa një datë vendimmarrje të qartë është shmangur".

Cakaj shprehet besimplotë se në muajin Tetor vendimi për çeljen e negociatave për anëtarësim, do të jetë pozitiv.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon