Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri këtë të mërkurë në Lezhë. Viktima është Gj.Marku dhe sipas policisë ai u vra nga një mik i familjes, pas një konflikti për motive të dobëta.<br /><br />"Në fshatin Merqi, Lezhë dyshohet pas nje konflikti për motive të dobëta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. M. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka bërë identifikimin e autorit të dyshuar i cili është shtetasi T. Gj., mik në familjen e viktimës, nga Fshati Kashnjet Lezhë", thotë policia në një njoftim paraprak.<br /><br />Policia është vënë në ndjekje të autorit dhe po vijon puna për kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al
