Një VKM me numër 308 e vitit 2014 alokon një fond të posacëm për fëmijët me probleme me dëgjimin. Nëse ndërhyrja për këtë kategori nuk bëhet deri në moshën 5 vjec, fëmijët rrezikojnë të mos dëgjojnë e të mos flasin për gjithë jetën. Doktori ORL, Arvenol Meta, shpjegon anën teknike të këtij problemi, që mund të jetë i lindur ose i fituar.?Stop? sjell problemin e 3 familjeve, fëmijët e të cilave, vuajnë nga kjo fatkeqësi. Njëri nga fëmijët është 7 vjec dhe shanset, për të fituar dëgjimin, janë të pakta.<br /><br />Ndërhyrja për këtë problem ka një kosto prej 32 mijë eurosh.Tenderi, që nisi në qershor 2018 nga QSUT, dy herë nuk shpalli asnjë fitues,pasi fituesi i paracaktuar u pezullua nga KPP.