Nënkryetari i bashkisë Kamëz Vendim Demaj thotë se kishin shkuar sot paradite në ambientet e shkollës Ibrahim Rugova" për të parë nëse ishin liruar ambientet nga materialet zgjedhore sic është urdhëruar në zbatim të dekretit të presidentit Meta.

Demaj sqaron dhe përplasjen që ndodhi para ambienteve të KZAZ

"Policia bashkiake është urdhëruar për të zbatuar dekretin e presidentit por kemi hasur në rezistencën e forcave të policisë. Këtyre të fundit u është kërkuar që ti vëjnë në dispozicion urdhrin që kanë por vec urdhrit verbal nga ministri Lleshi nuk kanë urdhër tjetër.

Ne hasëm në provokimin e forcave të policisë. Shefit të komisariatit i kërkova që unë dhe shefi i policisë bashkiake të hyjë në ambientet e shkollës të shohim nëse materialet zgjedhore janë apo janë larguar. Aty hasëm nën presionin e policisë që u goditëm me shkop gome dhe gaz lotsjellës."

Bashkia Kamëz i është drejtuar disa ditë më parë KQZ dhe KZAZ për lirimin e ambienteve publike si shkolla "Ibrahim Rugova" dhe Demaj nënvizon se nuk do heqin dorë deri në zbatimin e dekretit i cili nëse ministri i Brendshëm do ta bëjë nul duhet të arrestojë presidentin Ilir Meta.

"Reagmi jonë dhe i policisë bashkiake mbështetur nga populli është i vendosur për ta zbatuar deri në fund dekretin e presidentit. Ose Lleshi me lleshët e tij të arrestojë presidentin e Republikës dhe dekreti i tij bëhet nul. Derisa presidenti i Republikës është në krye të detyrës dhe botuar në Fletore Zyrtare është i detytruar të zbatohet. Ose arresto, zoti Lleshi, presidentin dhe ne tërhiqemi nga këtu. Zgjedhjet, ti harrojë LLeshi me banditët dhe kopukët e tij, që të ketë në Kamëz, jo jo e jo por as në Shqipëri."