#rtvora

Një fëmijë 6 vjeç është plagosur me armë zjarri në Bulqizë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas mesnatës në një lokal në Krastë të Martaneshit, pas një konflikti mes një 27-vjeçari, babait të fëmijës dhe dy personave të tjerë.

Sipas informacioneve fëmijë ka marrë tre plumba në fytyrë, ndërsa autor dyshohet se është Jetmir Koxherri, i cili pas konflikti ka marrë automatikun dhe ka qëlluar në drejtim të banesës, por plumbat kapën fëmijën.

"Me datë 19.06.2019, rreth orës 01:15, është marrë informacion, se pas një konflikti për motive të dobëta në një lokal, mes shtetasve J. K., H. Rr. dhe Sh. P, shtetasi J. K, është larguar nga lokali dhe dyshohet se ka marrë një armë zjarri dhe ka qëlluar në drejtim të banesës të shtetasit H. Rr, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një fëmijë i mitur", sqaron policia në njoftimin zyrtar.

Fëmija u dërgua në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Kirurgët thonë se djali mori plagë ne fytyrë, gjoks, kofshë dhe në krahun e djathtë. Gjendja e tij është e qëndrueshme dhe vijon me ekzaminimet e mëtejshme.

Ndërkohë në orët e mëngjesit, është bërë kapja e autorit të ngjarjes shtetasit Jetimir Koxherri 27 vjeç, banues në Krastë, si dhe iu sekuestrua arma e krimit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kraste-plagoset-me-arme-zjarri-nje-femije-6-vje

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz