Kontributi 60-vjeçar i kineastit Piro Milkani është vlerësuar me çmimin ?Falënderim njeriut të zotë? në Çeki. Ministri i Jashtëm çek, Tomas Petricek, i ka dorëzuar këtë çmim regjisorit shqiptar, i cili lidhjet e tij me këtë vend i ka të kahershme. Në vitet ?60 ai ka studiuar për regji, e më pas do të rikthehej sërish për të qenë ambasador i Shqipërisë në Çeki, kontribut ky që nuk do të ndalej me kaq. Në vitin 2002 Milkani realizon të parin film, prodhim shqiptaro-çek, ?Trishtimi zonjës Shnajder?. Për kamerën e ?Report Tv?, regjisori rrëfen mbresat pas këtij vlerësimi.

Zoti Milkani, jemi këtu pas vlerësimit në Çeki, me çmimin ?Falënderim njeriut të zot?. Një çmim, që u jepet personaliteteve që kontribuojnë në emër të Republikës Çeke. Çfarë mund të na thoni për këtë vlerësim, që ju është bërë?

Natyrisht që vlerësimi moral është më i rëndësishëm, se ai material. Kur vlerësohesh me diçka të tillë, je më i pasur se ata që kanë para. Unë në jetën time 60-vjeçare në kinematografi, kam marrë vlerësime, kritika edhe çmime të ndryshme. Vlera e këtij çmimi të rrallë, të veçantë, është që vjen nga një vend tjetër, nga një vend që unë e quaj atdheun tim të dytë, se natyrisht, që Shqipërinë nuk e ndërroj me asgjë tjetër. Çmimi ?Falënderim njeriut të zotë? është krijuar në vitin 1997. Çdo vit Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson personalitete, që jetojnë jashtë Çekisë, jo brenda. Janë njerëz që jetojnë në diasporë, por që kanë bërë shumë për këtë vend.

Në motivimin që më bënë në momentin që më dorëzuan çmimin ndalën tek emri i mirë, që i kam dhënë universitetit ku kam studiuar, tek kontributi që kam dhënë në kinematografi, duke ndjekur stilin e shkollës, por edhe tek veprimtaria ime, si ambasador i Shqipërisë në Çeki. Njëkohësisht edhe tek, filmi i parë shqiptaro-çek, ?Trishtimi i zonjës Shnajder?, që ka ndikuar në forcimin e këtyre marrëdhënieve. Përpos edhe tek disa libra që kam përkthyer.

Mes të vlerësuarave për këtë vit ishin vetëm 14 personalitete nga mbarë bota, mjek, piktor, muzikantë. Përpara vlerësimit ju bëni një tur në Kështjellën e Pragës, derisa më pas ministri i jashtëm Çek, iu dorëzon çmimet, në një ceremoni të veçantë, ku u mbajt edhe himni Çek.... Si i përjetuat këto momente, ku vlerësoheni si një ndër këta 14 personalitete?

Natyrisht që Ministria e Punëve të Jashtme, që e konsideron këtë si çmimin më të rëndësishëm, kishte një program special për ne. 14 laureatët nga e gjithë bota kishin të ftuar nga një shoqërues me vete. Ato ditë në Pragë ishte shumë vapë e madhe, por në program përfshihej edhe vizita në Kështjellën e Pragës. Është një nga kështjellat edhe një nga veprat më të rëndësishme në të Europës, që përshkruhet gjithë historia e popullit çek, që nis në shekullin e X dhe ka përfunduar në shekullin e XVII-XVIII. Është një kështjellë gjigante, e cila ka qenë rezidencë e perandorëve të Austro-Hungarisë në kohën kur Rudolfi i II-të shkoi atje edhe e transferoi kryeqytetin në Pragë, për disa vite. Por edhe perandorët e tjerë, Ma...