?Ashtu si në çdo protestë kombëtare të opozitës, edhe këtë të premte, Policia e Shtetit kaloi në gadishmëri të përforcuar. Rreth 1500 forca policie do të angazhohen për zhvillimin e protestës që pritet të nisë përballë godinë së Kryeministrisë?.

Godina e Kryeministrisë u rrethua që prej paradites me gardhe metalikë, pas të cilit do të qëndrojë kordoni i policëve që do të sigurojë perimetrin e ndërtesës. Ashtu si në protestat e mëparshme, shtyllat ndriçuese janë lyer me graso, për të penguar protestuesit që mos dëmtojnë kamerat e sigurisë që janë vendosur mbi to.

I njëjti nivel sigurie edhe përpara parlamentit, atje ku janë zhvilluar edhe përplasjet më të dhunshme gjatë protestave të opozitës.

?Muri përreth parlamentit është rrethuar me tel me gjemba. Ndërsa në sheshin përballë janë vendosur mbrojtëse metalike për të penguar hyrjen e protestuesve në ambientet e brendshme?.

Organizatorët kanë lajmëruar uniformat blu se protesta do të zgjasë deri në mesnatë, në orën 23 e 59 minuta. Për shkak të situatës së tensionuar gjatë ditëve të fundit, policia ka shtuar mjetet në gadishmëri, si dhe numrin e forcave speciale.

Postblloqe dhe kontrolle janë parashikuar edhe në akset nacionale për mjetet dhe protestuesit që i drejtohen kryeqytetit. Gjatë paradites, pak orë para protestës Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj zhvilloi një takim me drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit ku në qendër të bisedës ka qenë mbarëvajtja e tubimit të sotëm.

Tv Klan