Surprise Me!

Report TV - Fier, Baçi mbledh militantët e PD për në Tiranë: PS merr fëmijët për fushatë!

2019-06-21 0 Dailymotion

Kreu i PD në Fier, Luan Baçi i cili kryeson militantët të cilët po nisen drejt Tiranës tha në nisje të grumbullimeve se Rama po shkon me kokëfortësinë e tij drejt 30 qershorit por këtë nuk do ta lejojnë as socialistët e ndershëm. Ndërsa për protestën e sotme ai deklaroi se për atë do të vendosë sovrani.<br /><br />Baçi tha se PS merr për fushatë administratën, ndërsa vetë ai qëndron në krye të grumbullimit të personave të cilët po nisen drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga opozita.<br /><br />"Që nga dita e parë e protestave kemi kërkuar largimin e Ramës. Rama me kokëfortësinë t ij po shkon drejt 30 qershorit. Por po bën gabim të rëndë sepse edhe socialistët e ndershëm nuk do ta lejojnë këtë 30 qershor. Kjo është një fushatë jo e denjë. Kandidati për kryetar bashkie në Fier i merr me vete të gjithë fëmijët e shkollave për fushatë. Nuk do ketë zgjedhje. Nuk ka direktiva për protestën e sotme, vendos sovrani. Basha tha se PD dhe opozita i kanë protestat paqësore dhe të qëndrueshme", tha Luan Baçi.

Buy Now on CodeCanyon