Muzikologu edhe kompozitori Vasil Tole boton studimin ?Kadare edhe muzika?. Kjo vepër fillesat, i ka që në vitin 1997, kur nisi të vëzhgoi tingullin që qëndronte si në shtëpinë e vet, tek disa autorë shqiptarë, si Fan Noli, Faik Konica, Migjeni edhe mes tyre edhe Ismail Kadare. Në një intervistë për kamerën e ?Report tv? kompozitori na rrëfen këndvështrimin e tij, në këtë studim

?Jam përpjekur që ta shikoj në dy aspekte, hulumtimi edhe analizimi i lëndës konkrete në lëndën e tij, edhe raporti i kësaj të dytës, që është se si qëndron ky raport brenda shkrimtarit, brenda vet personalitetit të Ismail Kadaresë, sa ndikojnë rrethanat e mjedisit, edhe si reflektohen këto marrëdhënie në vepër?, shprehet muzikologu Vasil Tole.

Kompozitori Tole na shpjegon se si ndikimi i muzikës në veprën e Kadaresë ndihet kudo, në çdo vepër të tij.

?Është gjithandej! Janë disa elementë që më kanë bërë përshtypje, për shembull, trajtimi gjinisë së këngës, ai zotëron të tri gjuhët e komunikimit, që janë ajo e shkrimit, muzikës dhe e gjestikulacionit. Së dyti, ngarkesa që ka tek rrëfimi edhe tek ekzistenca e figurës emblematike e rapsodit. Për të vazhduar pastaj me disa simbolika të veçanta, siç është ?Njeriu këngë?. Apo me interesin e vazhdueshëm për polifoninë me iso, pasi muzika e vendlindjes për mendimin tim është një nga ndikueset më të mëdha, që kanë bërë Ismail Kadarenë, që muzika të jetë kaq prezentë në veprën e tik. Polifonia me iso, jo vetëm që është një element që i zotërojnë këto karakteristika, por i gjen kudo, që nga ?Gjenerali? për të ardhur pothuajse tek të gjitha veprat, deri tek strukturimi i atyre letrare. E quan ?Dimrin e madh?, roman polifonik ose roman me iso. Është ende hapur kjo portë, për të parë, se si strukturat shumëzërëshe janë reflektuar në këtë proces të shkrimtarit?.

Një vend të rëndësishëm në veprën e Kadaresë, sipas Toles, zë edhe analiza që ai ka bërë për Himnin Kombëtar, në veprën ?Mosmarrëveshja?.

?Nuk ka shkrimtar tjetër në botë, që t?i kushtojë një vepër Himnit Kombëtar, ashtu siç e ka shkruar ai nuk mundet që të jetë i konkurrueshëm. Leximi që ai i bën Himnit kombëtar në veprën ?Mosmarrëveshja? është jo vetëm një pohim për këtë Himnin Kombëtar, por edhe analizimin, se përse ky Himn është evropian për nga cilësia, është i jashtëzakonshëm?, vijon Tole.

Veprat muzikore, që janë mbështetur në krijimtarinë e Ismail Kadaresë, janë të shumta, mes tyre janë ?Dasma? e kompozitorit Çesk Zadeja, që nuk arriti që të përfundohet, baleti ?Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë? e kompozitorit Feim Ibrahimit dhe opera ?Eunemidët? me kompozim të Vasil Toles.