Gjyqtarë, drejtorë në administratën publike, nëndrejtorë, krerë të institucioneve të ndryshme, gazetarë, këshilltarë, rektorët dhe zëvendësrektorët e universiteteve, sekretarë të përgjithshëm etj., duhet të dorëzojnë pasaportat e shërbimit pranë Ministrisë së Jashtme, në të kundër do të ndalohen nga policia në pikat kufitare. Kështu parashikon vendimi i qeverisë nr. 389, datë 12.6.2019, i cili kufizon listën e zyrtarëve dhe familjarëve të tyre, që kanë të drejtë të pajisen me pasaporta diplomatike dhe pasaporta shërbimi.<br /><br />Vendimi është miratuar në kuadër të iniciativës reformatore të Ministrit në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, duke ndryshuar vendimin nr. 335, datë 2.9.1997, i ndryshuar 18 herë deri në vitin 2009, për shkak të shtimit të herëpashershëm të kategorive që mund të pajiseshin me pasaporta diplomatike dhe shërbimi. Vendimi i ri heq nga lista për t?u pajisur me pasaporta shërbimi edhe drejtorët e drejtorive në Presidencë, në Gjykatën Kushtetuese, në Prokurorinë e Përgjithshme, drejtorin e Përgjithshëm i ISSH, drejtorët e departamenteve pranë qeverisë, drejtorin dhe nëndrejtorin e ATSH-së, nëndrejtorin e RTSH, drejtorët e bankave, drejtorin e Arkivave, drejtorin e Doganave, drejtorët e drejtorive në Kryeministri dhe ministri, drejtorin e Përgjithshëm të Rezervave të Shtetit, drejtorin e Përgjithshëm të Avokatit të Popullit, drejtori e marrëdhënieve me jashtë në KQZ etj.<br /><br />Gjithashtu nuk kanë të drejtë të pajisen dhe duhet të dorëzojnë pasaportat e shërbimit, sekretarët e Përgjithshëm të Prefekturave, kryetari i Kryqit të Kuq, nënkryetarët dhe sekretarët e Akademisë së Shkencave, këshilltarët e ministrave, korrespondentët e shtypit shtetëror, nënkryetarët e partive politike, dy gazetarë të Departamentit të Informacionit në ATSH, dy gazetarë të Departamentit të Informacionit në Radio, dy gazetarë dhe dy kameramanë të Departamentit të Informacionit në TVSH, kryetari i Komitetit Olimpik, sekretari i Përgjithshëm i FSHF, trajneri i Ekipit Kombëtar në futboll, nënkryetarët dhe drejtorët e SHISH, zëvendësguvernatori i BSH, kryetarët e këshillave të qarqeve, avokati i Prokurimeve etj.
