Liqeni artificial i Treskës i cili tërheq numër të madh vizitorësh e turistësh është shndërruar në depo mbeturinash. Përveç paaftësisë së komunës për të mirëmbajtur, gjendjen e rëndojnë edhe qytetarët e pandërgjegjshëm të cilët pranojnë se nuk kujdesen fare për higjienën. Edhe uji i Liqenit të Treskës në të cilin qytetarët futen për not është në nivelin e katërt për nga ndotja. Komuna e Sarajit kërkon ndihmë nga qeveria për mirëmbajtjen e kësaj pike turistike.
