Surprise Me!

Report TV -Instrumentistët luajnë muzikë në urban, presin një orë

2019-06-26 0 Dailymotion

Ata janë instrumentistë profesionistë, edhe ne jemi mësuar që t?i shikojmë në skenë. Por në muajin e muzikës, Ministria e Kulturës ndërmori iniciativën për t?i shpënë më pranë publikut të thjeshtë.

Në urban!

I gjejmë pranë parkut ?Rinia?, duke pritur urbanin e Unazës. Edhe kështu kaloi rreth një orë, derisa misioni që duhet të përmbushnin ishte i pamundur, sepse urbanën që kaluan ishin plot.

Prandaj, vendosën që të ndryshojnë linjë. Kësaj here pasagjerët e urbanit të ?Kristalit? patën mundësinë, që të shijonin muzikën që ata luajtën.

?Jemi shumë të kënaqur, që në kuadër të muajit të muzikës, dëgjojmë muzikë në urban?, shprehen pasagjerët.

Gjatë tre stacioneve disa nga instrumentistët e Ansamblit edhe Valleve edhe të Këngëve Popullore, luajtën muzikë shqiptare, në kuadër të projektit të ndërmarrë nga Ministria e Kulturës, që vazhdonte paralelisht edhe në tre linja të treja.

Instrumentistët e Ansamblit, edhe pse nuk janë ndarë ndonjëherë në grupe, do të vazhdojnë që të jenë pranë publikut deri në fund të këtij muaji, që përkon me Muajin e Muzikës.

Buy Now on CodeCanyon