Mitingun në Durrës e hapi kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, që nuk rikandidon për një tjetër mandat në 30 Qershor, pasi PS-ja ka zgjedhur Valbona Sakon. Ai foli për akuzat për përgjimet, betonizimin, por edhe cështje të tjera. "Gjatë 12 viteve cdo banor e ka prekur investimin që është bërë nga bashkia. Jemi të sigurt që cdo qytetar është i kënaqur dhe i është rritur cilësia e jetës. në 12 vite jemi akuzuar për betonizim, prishje të historisë dhe blerje të votave.<br /><br />Unë dua t'u them të gjithëve se gjatë këtij mandati janë dhënë vetëm 17 leje ndërtimi. Na akuzojnë për blerje votash, ju jeni dëshmitar që cdo qyetar ka votuar PS-në nga viti në vit dhe kjo nuk ka ardhur rastësisht, por nga mirësjedhja jonë, nga mosndarja që u kemi bërë qytetarëve dhe nga puna jonë e përditshme. Por e vërteta është që ata nuk e pranojnë dot që Durrësi nga bastion i PD-së është kthyer në bastion të PS-së.<br /><br />Ata nuk e përtypin dot humbjen prandaj hedhin baltë, nuk e pranojnë tradhtinë që u kanë bërë demokratëve të këtij qyteti. Unë jam i sigurt që puna për turizmin do të vijojë edhe në katër vitet e ardhshme. Valbona Sako do te vijoje punet tona" tha ai.