Presidenti Ilir Meta u shpreh se vendimi i Kolegjit Zgjedhor, që ligjëroi datën e zgjedhjeve të 30 Qershorit nuk prek dekretin për anulimin e tyre. Ai tha se vendimi ka të bëjë vetëm me marrëdhënien mes partisë (PUK) dhe KQZ-së, që e cilësoi organizatë socialiste. Për kreun e shtetit vendimi i Kolegjit u mor në kushtet e shantazhit dhe presionit kundër gjyqtarëve.

"Në datë 10 qershor shfuqizova datën e zgjedhjeve 30 Qershor. Kjo vendimmarrje synonte të krijonte një mundësi reflektimi për të dialoguar për një zgjidhje mes palëve. Në veçanti kjo iniciativa synonte të ndihmonte dialogun, por në direktivat e Ramës Kuvendi miratoi një direktivë që u bënte thirrje institucioneve që të mos zbatonin dekretin edhe pse ishte botuar në fletoren zyrtare.

Dje në Kolegjin Zgjedhor u shqyrtua kërkesa e një partie kundër KQZ-së që e pengonte të çregjistrohej. Kolegji e rrëzoi. Vendimi i Kolegjit ka të bëjë vetëm me marrëdhënien e partisë ankuese dhe organizatës socialiste në KQZ që kanë vendosur të zhvillojnë një proces të paligjshëm. Presidenti nisur nga dizinformacionet e shpërndara qëllimisht sqaron se Kolegji nuk mund të shqyrtonte aspak vlefshmërinë, pasi nuk ia njeh Kushtetuta. Presidenti nuk është thirrur si palë, prandaj vendimi nuk ka asnjë efekt juridik.

Në zbatim të Kodit Zgjedhor, vendimi ka efekt për atë që është vendosur mes këtyre dy palëve, organizatës socialiste në KQZ dhe aleatit të PS-së. Vendimi i Kolegjit është truk procedurial për të justifikuar paligjshmërinë e organizatës socialiste në KQZ dhe përpjekje për të ndërtuar një operacion propagantistik për të anetemuar indirekt vendimin e presidentit, por nuk e prek aspak vlefshmërinë e dekretit. Vendimi u mor në kushtet e presionit dhe shantazhit të shumicës. Jemi në një situatë paradoksale. Dekreti i Presidentit mund të gjykohet vetëm nga Kushtetuesja. Vijoj që të jem i duruar dhe të pres reflektimin e tyre. Kam detyrimin para të gjithë shqiptarëve. E vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës të mbetet vetëm dialogu dhe respektimi i ligjit nga të gjithë" tha ai.