Dy aksidente rruogre kanë rezultuar fatale ditën e sotme, pasi si pasojë kanë ndërruar jetë një 18 vjeçar dhe një 26 vjeçare.

Aksidenti i parë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor Fier-Lushnje, aty ku mjeti në të cilin ndodhej 18 vjeçari pasagjer është përplasur me një tjetër mjet.

Ndërsa, ai i dyti ka ndodhur në mesditë, në autostradën Fushë-Krujë-Milot, aty ku një 26 vjeçare është përplasur pas një trajleri dhe pasi është dërguar në spital ka ndërruar jetë.

Aksidenti në aksin rrugor Fier-Lushnje:

Një aksident në aksin rrugor Fier-Lushnje në vendin e quajtur 'Kryqëzimi i Shoferit', i ka marrë jetën 18-vjeçarit Klodian Sharka i cili udhëtonte si pasagjer në mjetin tip 'Benz'. Mjeti drejtohej nga kushëriri i tij, 22-vjeçari Mariglent Sharka. Mësohet se ai është përplasur me një tjetër mjet tip 'Benz' i cili drejtohej nga një tjetër kushëri i viktimës, Bajram Sharka 31-vjeç.

Ndërsa në aksident është përfshirë edhe një mjet tip 'Jaguar' me drejtues një 33-vjeçar nga Kopliku.Një 26 vjeçare ka ndërruar jetë para pak minutash pasi ka goditur nga pas një 'trajler'.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën Fushë- Krujë- Milot, në afërsi të kryqëzimit të Patokut.

Drejtuesja Sonila Gurra po udhëtonte me një mjet të tipit 'Smart'. Pas aksidenitit, ajo është dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak të Tiranës, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë në ambientet e këtij të fundit.

Ndërkaq, policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.