Surprise Me!

RTV Ora - Tiranë, arrestohet agjenti i krimeve, u kap me drogë në makinë

2019-07-01 3 Dailymotion

#rtvora

Në një operacion për kapjen e një grupi që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike është konstatuar dhe një punonjës i policisë. Ledion Bako agjent krimesh është ndaluar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave pasi u konstatua me një sasi droge dhe armë pa leje në makinë.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave pranë ministrisë së Brendshme në bashkëpunim me prokurorinë kanë arrestuar punonjësin e policisë, Ledion Bako.

Agjenti i krimeve i komisariatit nr.2 është arrestuar gjatë një operacioni për zbulimin e dhe ndalimin e një grupi që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Bako është ndaluar mbrëmjen e të martës në zonën e Linzës në Dajt, në momentin kur po udhëtonte me makinë me 3 persona të tjerë.

Burimet bëjnë me dije se efektivit i është gjetur sasia prej 30 gramësh lëndë narkotike dhe një armë pa leje. Së bashku me Bakon, janë ndaluar dhe 3 personat e tjerë si të dyshuar për shpërndarje të kanabisit.

Bako tashmë akuzohet për shpërndarje narkotikësh, shpërdorim detyre, dhe armëmbajtje pa leje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tirane-arrestohet-agjenti-i-krimeve-u-kap-me-droge-ne-makine
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon