Një grup militantësh të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Fier janë grumbulluar së bashku për t'i penguar rrugën kryeministrit Rama, i cili do të ndalet në këtë qytet në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Por pasi janë grumbulluar së bashku ata janë nisur drejt komisariatit të Fierit për të kërkuar lirimin e anëtarit të kryesisë së PD në Fier, Pandeli Tole.

Njoftimin për shoqërimin e Toles, e ka bërë ish deputeti Luan Baçi i cili shkruan se ai është shoqëruar me forcë nga policia.

"Policia politike e Edi Rames filloi nga presionet dhe shoqerimet. Tani ne keto momente, forca te shumta policie kane hyre me force te shtepia e Kryetarit te Grup seksionit dhe antarit te kryesis te Deges PD Fier ish futbollistit te dashur te Apollonise z Pandeli Tole dhe e kane arrestuar duke e çuar ne komisariatin e policise. Pa dhene asnje spjegim, pa bere asgje. Perse zoti Kryeminister pse kjo sjellje me qytetaret Fierak ? Çfar te ka bere Pandeli Tole ? Ne do te jemi perballe teje te gjithe. Ne sot tani jemi te gjithe Pandeli Tole." shkruante Baçi.

Ndërkohë për të penguar protestuesit që të hyjnë në ambientet e komisariatit, janë angazhuar një kordon policie. Protestuesit kërkojnë që të takohen me drejtorin e Policisë në Fier në mënyrë që t'i kërkojnë lirimin e Pandeli Toles.