Ende pa zbardhur dita, në Rrugën e Kombit kishte fluks automjetesh. Fundi i Qershorit solli mijëra qytetarë të Kosovës në Shqipëri. Destinacioni i tyre në këto temperatura të larta është bregdeti. Preferencat e qytetarëve të Kosovës janë Shëngjini e Velipoja.

?Shkojmë në bregdet për pushime në fundjavë?.

?Po shkoj në Velipojë, do rri nja dy ditë?.

?Shëngjini na pëlqen se është më afër?.

Ishin të shumtë pushuesit nga Kosova në bregdetin e Shëngjinit këtë fundjavë.

Pushuesit nuk mendojnë se votimet e së dielës do të cënojnë pushimet e tyre. Aktualisht, Shëngjini është thuajse në kapacitet të plotë, ndërsa numri i pushuesve sa vjen dhe rritet.

Tv Klan