Surprise Me!

Beogradi: Veriu i Kosoves drejt krizes humanitare

2019-07-01 1 Dailymotion

Institucionet e Kosovës ditë më parë paralajmëruan për një plan të Serbisë për inskenim të një krize humanitare në veri të Kosovës. Më pas pasuan deklaratat e Beogradit se në veri po ndodh një krizë humanitare. Kjo ka alarmuar banorët serbë të këtyre komunave.

"Çfarë të them, kjo është katastrofë, po bëjnë shaka me njerëz, kjo është tmerr, asgjë... asgjë....".

Pavarësisht deklarimeve të Beogradit për krizë humanitare në katër komunikat veriore të Kosovës, vizita në markete të ndryshme të këtyre komunave dëshmon të kundërtën.

Pronarët e marketeve nuk na lejonin të filmonim brenda tyre, por edhe ato pak që na lejuan, ishin vetëm për pjesët të cilat i kishin zbrazur raftet.

Në marketet të cilët i kemi vizituar, kishte sasi të mjaftueshme të produkteve ushqimore, në përjashtim të produkteve të qumështit dhe mishit të cilat ishin në sasi më të vogël.

Ndërsa më 1 dhe 2 Korrik bizneset atje kanë paralajmëruar se do të ketë mbyllje të lokaleve, si shenjë proteste.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala ka mohuar të ketë krizë humanitare në veri, duke thënë se ky është një inskenim i Beogradit zyrtar, derisa sipas tij 30 inspektorë të institucioneve të Kosovës të cilët i përkasin nacionalitetit serb janë vazhdimisht në terren dhe nuk raportojnë për një krizë të tillë.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon