Surprise Me!

Report TV - Peshkopi, po filmonte me celular operacionin e FNSH, goditet gazetari, policia: Ndjesë

2019-07-01 0 Dailymotion

Mbrëmjen e sotme gjatë një operacioni që u zhvillua në Dibër për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë është regjistruar një incident, pasi është goditur gazetari Enver Doçi. Pamjet e filmuara nga persona që ishin të pranishëm kanë regjistruar ngjarjen dhe episodin kundër gazetarit, i cili ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. "Nxora telefonin dhe po xhiroja, kartën e gazetarit ma tërhoqën dhe ma këputën, më hodhën telefonin, kur tentova ta marr më goditën me qytën e automatikut në këmbën e majtë dhe i ra karrikatorja poshtë. Erdhi një tjetër dhe më goditi pas kurrizit te këmba, por nuk e pashë. Më morën telefonin, i ranë me shkelm" tha gazetari Doçi. Pas ngjarjes ka reaguar Policia e Shtetit duke shprehur keqardhje dhe kërkuar ndjesë ndaj gazetarit për ngjarjen, por shton nuk arritën që ta identifikonin në kohë se ishte punonjës i medias dhe se aksioni ishte kompleks, pasi u arrestua një person me precedent të shumëfishtë penal.<br /><br />"Policia e Shtetit ka ndaluar sot në mbrëmje në Peshkopi një person me precedente të shumëfishtë penale, ndaj edhe aksioni i ndalimit ka qenë kompleks. Nisur nga të dhënat e marra në rrugë operacionale, operacioni ishte me risk të shtuar. Në kushtet e këtij aksioni të zhvilluar në një situatë të tensionuar, një punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është treguar i pakujdesshëm duke shtyrë një gazetar teksa po filmonte me celular operacionin. Policia e Shtetit shpreh keqardhje për këtë incident duke i kërkuar ndjesë gazetarit. Ky akt i pakëndshëm erdhi si rezultat i aksionit të zhvilluar nën tension dhe pamundësisë së punonjësit të Policisë për të identifikuar në kohë të shpejtë gazetarin. Pavarësisht situatës së krijuar, Policia e Shtetit siguron të gjithë qytetarët dhe gazetarët se është në shërbim të tyre dhe ndodhi të tilla nuk do lejohen të përsëriten, pavarësisht arsyeve dhe situatave" thotë policia.

Buy Now on CodeCanyon