Rivali i Erion Veliajt në Tiranë, kandidati i Bindjes Demokratike Arben Skënderi thotë se situata deri tani paraqitet e qetë, sipas informacioneve të tij. Në një prononcim të shkurtër për gazetarët pasi votoi, Arben Skënderi u bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë, pavarësisht kandidatit që do të zgjedhin.<br /><br />?Kam informacione që çdo gjë shkon shumë qetë. Përfitoj nga rasti ti bëj thirrje votuesve që ta përdorin instrumentin e votës pa ndikime. Është e rëndësishme që vota sido që të jetë do të ishte mirë që njerëzit ta kenë këtë insrtument ta përdorin. Njerëzit duhet të vijnë të votojnë?, tha Arben Skënderi.<br /><br />Më herët votoi edhe kryebashkiaku Veliaj, i cili bëri thirrje gjithashtu për pjesëmarrje në votime. /tvklan.al