Partia Demokratike ka bërë me dije se në ditën e votimit Partia Socialiste po shpërndan thasë me miell. Këtë pretendon PD përmes një video të realizuar nga një qytetar në Fier, i cili ka ironizuar këtë veprim.

Në video duket furgoni me logon 'Bashkia që duam', e cila mban brenda thasë me miell.

Ndërsa relizohet video, disa qytetarë po luajnë muzikë me saze.

"Më këngë e valle, të rrojë partia"- dëgjohet të thotë qytetari në video.