Kandidati i PS për Beratin, Ervin Demo deklaroi se pjesëmarrja është në nivele të kënaqshme, kjo edhe në shenjë të qytetarisë së Beratit.<br /><br />"Pjesëmarrja është në nivele të kënaqshme, kjo edhe në shenjë të qytetarisë së Beratit. Për mua konkurrenca, sfida më e madhe është komunikimi i vazhdueshëm me qytetarët. Unë besoj se në çdo proces, kandidatët duhet të kenë mundësinë të shpalosin programet e tyre. në fund të ditës kontratën kush do që do zgjidhet kontratën e ka me të gjithë qytetarët", tha Demo.