Votimet në Fier po vijojnë të qeta, së paku kështu kanë raportuar qytetarët për Report Tv.

?Votuam, sitata ishte shumë mirë, kishte goxha pjesëmarrje. Votuam të fitojmë. Zoti të na ndihmojë edhe të jemi në paqe me dashuri.?- thotë një qytetare nga Fieri.

Kujtojmë, se kandidat për kryebashkiak në këtë qytet është Armando Subashi nga radhët e PS-së.

Për këtë të fundit një nga qytetarët është shprehur se i ka dhënë bukuri qytetit të Fierit.

?Votuam Armando Subashin, për bukurinë që i ka dhënë Fierit dhe do vazhdojë ta bëjë deri në 4 vitet e ardhshme. Vetëm qetësi dhe lumturi të gjithëve.?- tregon qytetari.