Surprise Me!

RTV Ora - Veliaj voton i shoqëruar nga bashkëshortja: Këto zgjedhje janë për qytetin tonë

2019-07-01 0 Dailymotion

#rtvora #zgjedhjete30qershorit
Kandidati i PS për një mandat të dytë në bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga bashkëshortja ka votuar në qendrën e vendosur tek Parku Olimpik në kryeqytet.

Jashtë qendrës së votimit Veliaj takoi një grup të rinjsh dhe më pas priti për disa minuta në radhë për të marrë fletën e votimit.

Pas votimit, Veliaj adresoi një mesazh për rivalin e tij të vetëm në këtë garë

Erion Veliaj: "Si unë me Ajolën, si ai me Denadën kemi vendosur që fëmijët ti rrisim këtu, çunat ti rrisim këtu, këtë qytet ta kemi shtëpinë tonë, të hedhim rrënjë këtu, ta krijojmë familje këtu dhe besoj se gjithë shqiptarët, pavarësisht bindjeve që kemi ka më shumë gjëra që na bashkojnë sesa ato që na ndajnë."

Kandidati socialist apeloi që qytetarët të dalin masivisht në votime si një kontribut për të ardhmen e qytetit përtej dallimeve politike.

Erion Veliaj: "Unë e di që ka njerëz që kanë bindje politike, që kanë inate të vjetra, që kanë pazare të pambyllura por këto zgjedhje janë për qytetin tonë, për mënyrën sesi do të pastrohet Tirana, për çerdhet, kopshtet e shkollat."

Pas kësaj thirrje drejtuar qytetarëve Veliaj ka mbërritur në selinë e PS nga ku duket se ka ndjekur ecurinë e procesit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/veliaj-voton-i-shoqeruar-nga-bashkeshortja-keto-zgjedhje-jane-qytetin-ton
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon