Një ndërtesë e cila deri në orën 19:00 të ditës së djeshme shërbeu si qendër votimi për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, është sulmuar me armë pas mesnatës, rreth orës 01:00 të mëngjesit. Ngjarja ndodhi në fshatin Fushë-Kuqe në Kurbin. Gjatë ditës nuk ka pasur asnjë problem në asnjë qendër në Kurbin, por sapo votimet kanë përfunduar dhe kutitë janë dërguar në KZAZ-në e Laçit.

Godina në fjalë është tre katëshe dhe shërben edhe si lokal dasmash dhe agjenci udhëtimesh, ndodhur në qendër të fshatit, tek kryqëzimi i Fushkuqes. Nga të shtënat me armë ka pasur dëme të shumta materiale, por ka shkaktuar panik tek banorët e Fushëkuqes që kanë dëgjuar atë se çfarë ndodhi. Godina ku ndodhi sulmi që gjatë ditës kishte shërbyer si qendër votimi, është në pronësi të Vasil Ulajt, një person që njihet i qetë dhe pa probleme në zonë.

Sipas burimeve konfidenciale objektiv i sulmit kanë qenë vetëm ambientet që u dhanë me qira për qendër votimi. Kjo ngjarje nuk është raportuar nga policia, por teksa gazetari i Report Tv raportonte lajmin, në studion e lajmeve ishte i ftuar zv.ministri i Brendshëm Besfort Llamallari, i cili nuk dha një përgjigje nëse kishte informacion për ngjarjen. Ai tha se raste të tilla janë sporadike dhe nuk e kanë cënuar procesin dhe se shumë shpejt do të zbardhen dhe se autorët do të vihen para lgijit.

"Raste sporadike, janë thjesht shkelje të ligjit të kryera nga persona konkret që është çështje kohe derisa të vihen para përgjegjësisë ligjore", tha ai.

Ndërkohë referuar informacioneve ende jo zyrtare, dyshohet që autorë të mund të jenë të afërm të pronarit të ndërtesës.