Një zjarr ka rënë brenda në një banesë në lagjen e Kalasë së Elbasanit. Flakët kanë përfshirë një banesë ndërsa shtëllunga të mëdha tymi janë ngritur mbi zonën përreth.<br /><br />Për të shuar flakët që kanë banesën në Kalanë e Elbasanit kanë shkruar katër zjarrfikëse. Për shkak të terrenit, autobotet e zjarrfikëses kanë tentuar që të shuajnë zjarrin duke i hedhur ujë nga larg. Zjarri konkretisht ka rënë pranë Hotel Guri brenda mureve të Kalasë.<br /><br />Ndërkohë nuk raportohet për persona të lënduar ndërsa pritet që policia dhe grupi hetimor të zbardhi ngjarjen e plotë.