Qëndrimin e opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Artan Hoxha e quajti një strategji të gabuar që nuk i shërben në vazhdimësi. Ai solli edhe disa precedentë të ngjashëm në rajon që kanë treguar se nuk mund të fitosh duke bojkotuar.<br /><br />"Opozita ka humbur në tavolinë 27 njësi vendore. Nuk e kuptoj këtë strategji të dorëzosh në tavolinë bastionet historike. Ky është sot trishtimi më i madh i PD sot. Nuk e kuptoj si një opozita bën një betejë të madhe dhe në fund dorëzon në tavolinë bazën tënde. Kjo ndodhi edhe në Greqi, por atje patëm zgjedhje. Kemi shembullin e zgjedhjeve të fundit në Stamboll, ku opozita votoi kundër Erdogan. Edhe precedentët në rajon kanë dëshmuar se nuk fiton duke bojkotuar", u shpreh Artan Hoxha.