Surprise Me!

Vasili injoron reagimin e SHBA-së për zgjedhjet: S'është informuar se është larg qendrës

2019-07-01 0 Dailymotion

Reagimi i parë nga opozita mbi deklaratën e Ambasadës Amerikane, lidhur me zgjedhjet, vjen nga numri dy i LSI-së, Petrit Vasili. I ftuar përballë gazetarit Ilir Babaramo në Report TV ai e injoroi një reagim të tillë, madje duke ironizuar se ajo nuk është informuar, pasi është larg nga qendra.<br /><br />"S'kuptova gjë. Thotë që do ta gjykojë Kushtetuesja, por kush do ta bëjë gjykatën Kushtetuesë? Në 30 qershor me dekret nuk kishte zgjedhje, u anuluan dhe u vendos data 13 tetor. Me siguri Ambasada nuk është informruar dhe është dhe larg qendrës", tha Vasili.<br /><br />Sipas Zërit të Amerikës, Vasili është një nga politikanët, të cilit i është mohuar viza nga SHBA.

Buy Now on CodeCanyon