Për kryetarin e Partisë Demokratike, raporti i OSBE ODIHR-it konstatoi se 30 Qershori ishte një proces votimesh pa zgjedhje dhe jo në interes të vendit. Sipas Bashës, ky proces ishte i paligjshëm.

?Sot OSBE-ODIHR dha gjetjet paraprake: 30 Qershori nuk ishte në interesin e qytetarëve shqiptarë. Votime pa zgjedhje. Përjashtim i padrejtë i opozitës nga administrimi dhe monitorimi i zgjedhjeve. Mos funksionim gjykatash. Vendime të gabuara të KQZ-së.?

Basha theksoi se opozita doli më e fortë nga zgjedhjet e së dielës.

?PD doli më e fortë dhe më e bashkuar nga 30 Qershori. Opozita doli më e fortë dhe më e bashkuar nga 30 Qershori. Të gjithë së bashku si qytetarë jemi sot më të bashkuar se kurrë më parë dhe më të fortë se kurrë më parë.?

Sipas Bashës, zgjedhjet e së dielës patën vetëm një vlerë.

?85% e shqiptarëve duan ndryshim. Kjo është e vetmja vlerë e asaj që ndodhi dje. Gjithçka tjetër është një farsë e paligjshme antikushtetuese dhe provokim kriminal për shqiptarët që nuk ranë pre e tij. Këtë e di shumë mirë dhe Edi Rama.?

Basha theksoi se me Ramën kryeministër, vendi nuk mund të hedhë asnjë hap drejt së ardhmes. Lideri demokrat tha se ndryshimi i thellë i politikës dhe i ekonomisë, është qëllimi më i madh i aksionit të tij politik.

Tv Klan