Presidenti Ilir Meta foli për një grup të strukturuar që e quajti PPPd, sipas parimeve të Deep State, një shteti paralel, axhenda e nëndheshme e të cilit është komploti kundër qytetarëve. Në krye të këtij skenari sipas Metës ndodhet kryeministri Edi Rama.<br /><br />"I kam bërë të qartë zotit Basha, Kryemadhit mikut tim doktorit të mos bien pre e provokimeve të një grupi të strukturuar PPPd që punon sipas parimeve të Deep State që synon kapjen e shtetit dhe kanë gjetur njeriun e duhur për këtë çështje që nuk vjen në takim me presidentin por lahet në pishinë edhe pse presidenti i ka treguar rrugën e zgjidhjes", tha Meta.