Glauk Olldashi, djali i Sokol Olldashit një figurë historike në radhët e PD propozon një proces të ri zgjedhor për ristrukturimin e Partisë Demokratike. Ndonëse në protestat e opozitës është parë krah Bashës, Olldashi duket se e ka humbur besimin tek partia për të cilën babai i tij kontribuoi për shumë vite.

Ai shprehet se PD fiton zgjedhje vetëm kur ndjell besim por zgjedhjet e 2015 dhe 2017 treguan që populli nuk beson më tek PD.

Olldashi thotë se demokratët nuk pyeten më në PD dhe nëse dikush brenda partisë së tij guxon të kundërshtojë, shpallet tradhtar.

"E Diela ishte dita në të cilën do të kisha ushtruar për herë të parë të drejtën e votës. Nuk e bëra, edhe pse e kisha pritur këtë ditë prej kohësh.?

Demokratët nuk i janë trembur kurrë proceseve zgjedhore sepse ato janë për ne prova dhe sprova e demokracisë. PD-ja fiton zgjedhje vetëm kur ndjell besim dhe frymëzon demokratët dhe të gjithë shqiptarët që edhe pse nuk kanë bindje të caktuara politike besojnë tek fryma që forca jonë përfaqëson.

A është në popull ky besim? Zgjedhjet e 2015 dhe 2017 treguan që, Jo. Tek procesi i 2019 nuk e testuam besimin e popullit. Tashmë ky akt, i cili i dha 61 bashki PS - A do t?i vlejë kësaj force politike? Po për ne a do të vlejë?

Fakti i hidhur është që PD nuk do të menaxhojë më asnjë pushtet. Kush ka faj? Sigurisht që përgjigja që na vjen në mendje kur na pyesin është ?vetja?. Por, demokratët nuk u pyetën për vendimin e mospjesëmarrjes, në fakt demokratët jo vetëm që nuk pyeten më në PD, por edhe kur ndonjëri gucon të kundërshtojë shpallët ?tradhëtarë?. Kjo mendësi komuniste, edhe pse e huaj për partinë tonë, na ka ?infektuar?.

C?farë është kura? Për mendimin tim do na bënte mirë një proces zgjedhor për ristrukturimin e partisë tonë.

P.S., Po më quajtët tradhëtar??. nuk mërzitem", shkruan Olldashi.